Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në Tiranë

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve, disa persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se nuk i janë bindur urdhrit të policisë rrugore.

Ende nuk dihet me siguri numri i të përfshirëve në këtë situatë. Ndërkohë pritet të zbardhen edhe detaje për arsyet e ndalimit të personave.


Shtuar 6.09.2025 22:44