Tiranë/ Përplasi me makinë 2 të mitur që lëviznin me skuter, arrestohet 18-vjeçari pa patentë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar i cili ka përplasur me automjetin e tij dy fëmijë që lëviznin me skuter.

Efektivat e policisë arrestuan 18-vjeçarin me iniciale O. Gj pasi rezultoi se udhëtonte pa leje drejtimi.

Dy fëmijët e aksidentuar ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 6.09.2025 14:25