Partia Demokratike, ka bërë thirrje që FBI të hetojë aktivitetin e George dhe Alex Soros në Shqipëri, duke theksuar se e kanë përdorur si vend të sigurtë e të fshehtë.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, publikoi data të takimeve të Alex Soros përgjatë viteve të fundit me kryeministrin Edi Rama..
“Nga të dhënat e publikuara, vetëm në vitet e fundit rezulton se Alex Soros ka zhvilluar takime të shumta me Kryeministrin Rama, përfshirë:
• 2021: pushimet, edhe në shoqërinë e KM Rama, gjatë korrikut deri më 2 shtator, si dhe një tjetër takim më 13 nëntor;
• 2022: takime më 9 qershor, 25 gusht, 4 shtator, 23 shtator, 12 nëntor;
• 2023: takime më 17 shkurt, 21 maj, 4 korrik, 3 shtator, 21 shtator, 10 nëntor;
• 2024: takime më 24 janar, 19 shkurt, 5 mars, 18 maj, 8 korrik, 29 gusht, 28 shtator;
• 2025: takime të dokumentuara më 23 janar, 17 shkurt dhe në qershor”, zbuloi ajo.
Vangjeli shprehet se Partia Demokratike kërkon që të hetohen zyrtarisht këto takime, fluturimet e Alex Soros drejt Shqipërisë, arsyet e vërteta të tyre, si dhe çdo veprim i ndërmarrë nga këto kontakte.
“Ka zëra që flasin për mundësimin nga Edi Rama të takimeve konfidenciale të Soros, duke përdorur Shqipërinë si një vend të sigurt e të fshehtë, larg syve të mediave dhe shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës”, theksoi zëdhënësja e PD.
Deklarata e plotë:
Ndryshe nga çdo figurë tjetër e huaj, Alex Soros, ka zgjedhur ta dokumentojë vazhdimisht raportin me Kryeministrin shqiptar, duke publikuar foto dhe momente nga takimet me të.
Pakrahasimisht me çdo personalitet tjetër frekuenca e fotove të publikuara nga takimet me Ramën tregon vetëm një pjesë të kontakteve ndërmjet tyre.
Edhe pse në përqindje shumë më të ulët sesa takimet e tyre reale, frekuenca e fotove të publikuara nga vetë Soros me Ramën është jo vetëm e pazakontë, por tregues i konfidencës ‘vëllazërore’ siç e quan Alex në postimet e tij.
Nga të dhënat e publikuara, vetëm në vitet e fundit rezulton se Alex Soros ka zhvilluar takime të shumta me Kryeministrin Rama, përfshirë:
• 2021: pushimet, edhe në shoqërinë e KM Rama, gjatë korrikut deri më 2 shtator, si dhe një tjetër takim më 13 nëntor;
• 2022: takime më 9 qershor, 25 gusht, 4 shtator, 23 shtator, 12 nëntor;
• 2023: takime më 17 shkurt, 21 maj, 4 korrik, 3 shtator, 21 shtator, 10 nëntor;
• 2024: takime më 24 janar, 19 shkurt, 5 mars, 18 maj, 8 korrik, 29 gusht, 28 shtator;
• 2025: takime të dokumentuara më 23 janar, 17 shkurt dhe në qershor.
Nga këto publikime, del qartë se Alex Soros disa herë në vit, me kohëzgjatje të pazakontë, takohet me Kryeministrin Rama, shpesh në Shqipëri, ku sipas tij, përfundimi i sezonit veror pranë ‘vëllait të tij’ Edi Rama është kthyer tashmë në traditë.
Partia Demokratike kërkon që të hetohen zyrtarisht këto takime, fluturimet e Alex Soros drejt Shqipërisë, arsyet e vërteta të tyre, si dhe çdo veprim i ndërmarrë nga këto kontakte.
Ka zëra që flasin për mundësimin nga Edi Rama të takimeve konfidenciale të Soros, duke përdorur Shqipërinë si një vend të sigurt e të fshehtë, larg syve të mediave dhe shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës.
Ciladoqoftë e vërteta, ajo duhet zbardhur, sidomos tani në dritën e akuzave të Presidentit Trump kundër Soros dhe kërkesës që të hetohet sipas Aktit RICO në Shtetet e Bashkuara.
PD përsërit thirrjen për FBI që, në kuadër të hetimeve në Amerikë të përfshijë edhe aktivitetin e George e Alex Soros në Shqipëri.