Pak pas mesnatës së të premtes (6 Shtator) rreth orës 01:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dukat Fushë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat, ndërsa raportohet për 4 të plagosur.
Sipas burimeve, 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ambulanca ka shkuar në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht, dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.