Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re, pranë Paskuqanit. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe shërbimet e policisë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka persona të plagosur, por priten informacione për të konfirmuar të lënduarit dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.