Një ditë më parë, Jona Spahiu ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj. Ajo ka zbuluar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Moderatorja e njohur është bërë nënë e një vajze, të cilës i ka vendosur emrin Freya. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi nga momentet e para me vogëlushen.
“Raideni u bë vëlla i madh! Më 27/08/2025 lindi Freya dhe shtëpia jonë është mbushur plot me dashuri dhe me mirënjohje që po i përjetojmë këto ndjesi sërish”, ka shkruar Jona Spahiu bashkëngjitur në fotot që janë pëlqyer menjëherë nga ndjekësit e saj.
Lajmi është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë përgëzuar për zgjerimin e familjes.
Jona Spahiu, njihet prej vitesh për stilin e saj, profesionalizmin dhe lidhjen e veçantë me publikun. Me ardhjen në jetë të Freyas, ajo po përjeton një kapitull të ri të jetës familjare, i cili, siç ka treguar edhe vetë, është i mbushur me dashuri dhe lumturi.