Adelina Tahiri është një ndër personazhet, e cila njihet për veshjet e shtrenjta në daljet e saj publike.
Këngëtarja here pas here poston foto, ku tregon dashurinë për bashkëshortin, avokatin maqedonas Serjoza Markov, ku krahas komenteve të shumta, merr edhe “kritika” për diferencën e moshës mes tyre, por kjo gjë nuk e pengon aspak këngëtaren të shprehë dashurinë ndaj tij.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një foto, ku shfaqet duke u puthur e përqafuar me bashkëshortin dhe duken mjaft të lumtur.
Gjithashtu Adelina ka publikuar së fundmi disa foto në plazh ku është ulur në prehrin e bashkëshortit dhe vëmendjen e ka marrë përshkrimi i fotos:
“Unë jam mbretëresha sepse kam mbretin afër”.