Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, paralajmëroi për “realitetin e ashpër politik” në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se “Serbia është në prag të një lufte civile”, prandaj theksoi nevojën për një qasje të matur ndaj zgjerimit të Bashkimit Evropian.
“Serbia është në prag të luftës civile,” tha ai gjatë një paneli me tre kryeministra nga Sllovenia, Shqipëria dhe Mali i Zi në Forumin Strategjik të Bledit.
Tema e panelit ishte zgjerimi i mëtejshëm i Bashkimit Evropian, dhe Plenkoviq theksoi se duhet parë edhe “realiteti i ashpër politik”.
“Keni Maqedoninë e Veriut, e cila është e bllokuar. Keni Serbinë me më shumë se dy vite trazirash dhe demonstratash të mëdha, të forta dhe shumë serioze të brendshme — në prag të luftës civile.
Keni Bosnje dhe Hercegovinën, me Dodikun që prej vitesh e zvarrit çështjen e ndarjes ose jo, dhe ja ku është — ende aty. Keni ngjarjen në Banjskë, që kaloi në vitin 2023 pa ndonjë vërejtje apo reagim serioz nga askush në BE, sikur bëjmë sikur s’ka ndodhur fare. Ky është realiteti,”tha ai, sipas gazetës Večernji list nga Zagrebi.
Duhet të jemi “me të vërtetë të matur për zgjerimin dhe kontekstin global që po ndryshon”,shtoi ai.
“Jam pro zgjerimit, mendoj se të gjithë po përpiqen të anëtarësohen, por duhet të stabilizohen politikisht,” tha Andrej Plenković.