Këtë të premte në vendin tonë, do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Në zonat veriore dhe qëndrore, kushtet e motit do të pësojnë zhvillim të përkohshëm duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të përkohëshëm në zonat malore dhe në zonat e ulëta, duke lënë vijën bregdetare me kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe momente me pika shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.