Prodhuesi i kukullave Labubu raportuan një rritje prej gati 400% të fitimeve në gjysmën e parë të këtij viti, pasi kërkesa për lodrat të konsideruara si të shëmtuara dhe të lezetshme u rrit ndjeshëm.
Prodhuesi i kukullave, Pop Mart, ka publikuar rezultatet e gjysmëvjetorit, pasi aksionet e kompanisë janë rritur me më shumë se 230% që nga fillimi i vitit 2025 – duke e bërë kompaninë kineze më të vlefshme se prodhuesi i Barbie-t, Mattel, kompania mëmë e Hello Kitty, Sanrio, dhe prodhuesi i Transformers, Hasbro, së bashku.
Shitjet e kompanisë kineze të lodrave u trefishuan në 1.4 miliardë paund, ndërsa fitimi neto u rrit me pothuajse 400% në 474 milionë paund gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, sipas Financial Times.
Rreth 40% e shitjeve thuhet se kanë ardhur nga jashtë Kinës. Labubu, një anëtare me buzëqeshje ku duken dhëmbët e serisë së lodrave “The Monsters” të dizajnuara nga ilustruesi Kasing Lung, është bërë një nga të preferuarat e personazheve të famshëm, përfshirë David Beckham, Rihanna dhe Paris Hilton.
Ato gjithashtu kanë rezultuar të vështira për t’u gjetur nga konsumatorët pasi janë shitur në vende të ndryshme anembanë botës. Shefi i Pop Mart, Ëang Ning, tha të mërkurën se kompania e tij e lodrave ishte në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e saj të të ardhurave prej 2.06 miliardë paund në vitin 2025.
Pasuria neto e drejtorit ekzekutiv 38-vjeçar është rritur ndjeshëm që nga viti 2024, sipas Forbes – nga 1.8 miliardë dollarë në 26.3 miliardë dollarë. Ai u emërua personi i 10-të më i pasur i Kinës në qershor.