Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.

Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.


Shtuar 19.08.2025 20:47