Zbulohet laboratori i lëndëve narkotike në Yzberisht/ Arrestohet pronari, ja çfarë sekuestroi policia

Policia ka zbuluar një banesë e përshtatur për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Yzberisht.

Si rezultat i kontrollit, është arrestuar në flagrancë pronari i banesës, 61-vjeçari Sh. K.

Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan:

Rreth 17 kilogramë kanabis në formë çokollate, të ndarë në 69 paketime;

22.5 litra vaj kanabisi;

Rreth 65 gramë kokainë;

1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu.

Hetimet paraprake tregojnë se Sh. K. përgatiste sasi të mëdha të kanabisit dhe kokainës në forma të ndryshme dhe i shiste në zonën e Yzberishtit.

Vlera totale e lëndëve narkotike kap rreth 500,000 euro.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

 


Shtuar 19.08.2025 09:08