Kanë mbërritur në Nartë përfaqësuesit më të lartë nga Abu Dhabi, të cilët në ndihmë të shtetit shqiptar kanë sjellë edhe dy helikopterë që po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve.
Një viktimë, shtëpi të djegura dhe dhjetëra banorë të evakuuar është bilanci aktual i zjarreve që po shkrumbojnë vendin.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi këtë të mërkurë se nga veriu në jug janë aktive 24 vatra.
Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë.
Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara.
Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit