Spiropali nderon kujtimin e Dom Ndre Mjedës, në përvjetorin e largimit nga jeta: Vepra e tij, ishte një gur themelimi në ndërtimin e identitetit kombëtar

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka nderuar figurën e klerikut Dom Ndre Mjedës në përvjetorin e largimit të tij nga jeta.

Ajo shkroi se  vepra e Dom Ndre Mjedës ishte një gur themeli në ndërtimin e identitetit kombëtar dhe një mbrojtës i kulturës dhe gjuhës shqipe.

Spiropali shtoi më tej se  si mësues, poet, përkthyes,  dhe atdhetar  Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare.

Postimi i Elisa Spiropalit:


Shtuar 1.08.2025 19:28