Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, pse nuk e latë për pas verës/ Rama i përgjigjet qytetarëve: Është e shëmtuar të zaptosh hapësirat publike

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, doli në nj video live në “Facebook”, në rubrikë ‘Sy më Sy’ ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Rama u pyet nga komentuesit se pse po e bën pikërisht tani në sezonin e turistëve këtë aksion, që mund të dëmtojnë sipas tyre imazhin e Shqipërisë.

Rama tha se diçka e tillë është “teori kot pa asnjë lloj vlere”.

Pyetjet: Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, ku janë hapësirat? Pse nuk e bëtë pas verës?

Rama: Nuk do shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë hap pas hapi të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70% parimisht e trotuarit ku njerëzit do të ecin të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për shërbimet, bizneset, është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime në presion dhe pamundësi për komunitetin… Teoria e turistëve është teori kot që nuk ka asnjë lloj vlere. Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Jemi në kushtet e një mobilizimi.


Shtuar 21.07.2025 09:15