Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi mëngjesin e sotëm se Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, duke përdorur mbi 300 dronë dhe më shumë se 30 raketa.
Sipas tij, sulmet filluan të premten në mbrëmje dhe zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilat prekën rajonet Donetsk, Kirovohrad, Dnipro, Sumy, Kherson, Volyn, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Odesa dhe Zhytomyr.
Nga sulmi, një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në qytetin portual jugor të Odesës dhe zonën përreth, ku një ndërtesë apartamentësh u dëmtua, sipas Zelenskyy.
Po ashtu, infrastruktura kritike është dëmtuar rëndë në rajonin jugor në Sumy, duke lënë mijra familje pa energji elektrike.
Ndërsa, edhe një ndërtesë banimi dhe infrastruktura kritike u dëmtua gjithashtu në qytetin indor të Pavlohrad në rajonin e Dnipropetrovsk, sipas Zelenskyy
“Eliminimi i objektivave është ende duke vazhduar, dronët mbeten në ajër”, paralajmëroi Zelenskyy. “Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pas sulmit.”