Dosja “Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Gjykata e Posaçme, i lë sërish detyra prokurorit Elvin Gokaj për dosjen “Buka”, që të saktësojë kush janë viktimat shteti apo privati ndërkohë që i kërkoi t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet e integruara të hetimit, përfshirë edhe deklarimet e të gjithë personave që janë marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.

Prokuroria e Posaçme, ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezolli dhe për disa persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.

Për procedimin e ndarë, është nisur letër porosi në Austri për transfertat e parave dhe pritet përgjigje.

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.


Shtuar 17.07.2025 15:54