Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj duket se ka vënë në zbatim urdhrin e kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të njësive administrative dhe nënkryetarëve teksa raportohet se ka mbledhur vartësit e tij në një drekë ku u ka komunikuar ndryshimet.
Sipas informacioneve, në Bashkinë e Shkodrës drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur dhe deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme, por thuhet se ndryshime ka tek administratorët. Gjithashtu nëbashkinë e Vaut të Dejës mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku do të takohet me të gjithë drejtuesit.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili tre ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se deri sot duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.