Një krim në familje është parandaluar nga policia. Një 43-vjeçar i identifikuar si Alfred Merko, ka tentuar të vrasë ish-gruan me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje.
Kanosi me armë zjarri ish-bashkëshorten, vihet në pranga 43-vjeçari.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, pas njoftimit të marrë se në Sauk, në ambientet e banesës, shtetasi A. M., po kanoste me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 43 vjeç, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”./albeu.com