Berisha: Nuk i njohim zgjedhjet, çdo shqiptar në betejë për rikthimin e votës, në shtator rikthehen protestat

Kreu i PD Sali Berisha, ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara, ndërsa paralajmëroi se në shtator do të rikthehen protestat.

I pyetur në lidhje me rikthimin e protestave, Berisha tha se; “kjo është rruga e vetme” dhe se “protestat janë të vonuara”.

Berisha: Ky akt është një poshtërim i madh për çdo shqiptar. Çdo shqiptar kudo ku ndodhet duhet të angazhohet në një betejë me të gjitha mjetet për rikthimin e votës në Shqipëri me protesta të fuqishme në të gjitha vendet ku jetojnë dhe në Shqipëri. Ne këto zgjedhje nuk i njohim dhe do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Protestat janë të vonuara, kemi vetëm një rrugë për rikthimin e votës. Nuk ka rrugë tjetër. Në shtator do të nisin protestat.


Shtuar 9.07.2025 13:59