Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 53-vjeçarin N.G., pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohen aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit N. G., 53 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 11:05