Ditën e sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u lirua nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës në Gjykatën e Fierit.
Lidhur me lirimin e Salianjit, ka reaguar edhe kreu demokrat Sali Berisha.
Berisha: Dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.
Salianji vuajti jashtë çdolloj ligj, kushtetuese e rregulli 9 muaj në burg vetëm pse dënoi Geron Xhafën.
Nga selia blu,m kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se Ervin Salianji u dënua politikisht nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.
DEKLARATA:
Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.
Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.
Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë.
Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund.
Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim.
Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.
Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer.
Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera.
I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.
Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.