Kryemadhi përplaset me Metën: Nuk i marr leje fansit të Zeqinesë…

Monika Kryemadhi i është kundërpërgjigjur Ilir Metës, i cili e quajti “Zeqine e SPAK-ut”, duke i përmendur faktin se me ndihmën e Prokurorisë së Posaçme, sipas tij, ka udhëtuar në Janar drejt SHBA-ve për të takuar Adrian Shatkun.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar vizën për në SHBA dhe thotë se s’ka nevojë për t’i marrë leje askujt për të lëvizur drejt Amerikës, apo një vendi tjetër.

Më tej, ajo e quan Metës si “fans i Zeqinësë”, duke iu referuar Zegjine Çaushit.

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur mendje të nxehura nga dezinformues tradicionalë.

Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem “detyrim paraqitje” pranë SPAK. Si e shikoni viza amerikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse.

Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit të Zeqinesë e as fansit të garderobës time Tedi Blushit, për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune”, ka shkruar Kryemadhi.

 


Shtuar 7.07.2025 15:21