Lirimi i hapësirave publike, Rama vizitë në Bashkinë e Vlorës

Këtë të hënë, në kuadër të operacionit për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Vlorës, ku u prit nga kryetari Ermal Dredha,

Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, si dhe nga Bledi Çuçi.

Vizita vjen në vijim të kontrolleve të intensifikuara që po zhvillohen në qytetet e vendit për sezonin turistik veror 2025, me qëllim kthimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.