“Mos më kërkoni t’u bëjë ‘tag’”, Oriola Marashi reagon e indinjuar për kërkesën e disa personave

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka shprehur një shqetësimin për opinionin publik përmes rrjetit social Instagram.

Ajo është shprehur e indinjuar nga kërkesat e vazhdueshme nga disa persona, të cilët i kërkojnë t’u bëjë ‘tag’ në postimet e saj.

Kjo situatë duket se e ka shqetësuar shumë bukuroshen, e cila ka reaguar publikisht për këtë çështje.

“Dua të ndaj diçka që më ka lodhur shumë kohët e fundit… Shpesh më ndodh që njerëz të ndryshëm, kur më shohin duke bërë një foto, apo duke punuar në diçka, të më thonë: ‘Mos harro me bo tag’. Si të jetë një detyrim. Si të më takojë. Por askush nuk pyet: Si je? A je lodhur? A ke nevojë për ujë? Si po shkon puna? Askush nuk sheh orët në diell, kilogramët e veshjeve, stresin që mbaj brenda për të dhënë më të mirën time. Thjesht: Tag”, e nisi reagimin ajo në ‘instastory’.

“Por duhet ta dini një gjë: Unë nuk punoj për ‘tag’. Unë nuk jetoj për t’ju dhënë publicitet. Unë postoj kur ndihem mirë, kur ndjej respekt, kur ka bashkëpunim real. Instagrami s’është puna ime, por është edhe hapësira ime personale. Mos kërkoni gjithmonë diçka prej meje – sidomos pa respekt. Të kërkosh tag me zor, është si të trokasësh në derën e dikujt dhe të thuash: më jep diçka, se më takon. Nuk është normale. Dhe nuk do të normalizohet më. Faleminderit që kuptoni”, përfundoi modelja e njohur.


Shtuar 3.07.2025 14:16

Tags: ,