Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë/ Lejohet vetëm kalimi në këmbë

Mëngjesin e kësaj të enjteje, është pezulluar përkohësisht kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës.

Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat.

Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit.

Pikës greke i është vënë shiriti i policisë, megjithatë qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht vetëm pa bagazhe.

Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.


Shtuar 3.07.2025 10:05