Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Fushë-Arrësz-Kryezi-Ballë, ku një person ka humbur jetën. Raportohet se një automjet ka përplasur dy turistë të cilër po udhëtonin me motor.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se turistët kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Pukës, mirëpo fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe detajet e rrethanave të aksidentit.