Feston ditëlindjen e 25-të, Leonardo i bën dedikimin e veçantë Lelës: Jam falënderues që të kam në jetën time

Një nga figurat më të komentuara të sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, feston ditëlindjen e 25-të.

Ish-banorja e cila rrëmbeu simpatinë e publikut me karakterin e saj të fortë dhe të sinqertë, ka marrë një urim nga partneri i saj, Leonardo Gashi, me të cilin nisi një lidhje brenda shtëpisë së famshme.

Pasi përjetuan njohjen dhe afrimin gjatë qëndrimit në Big Brother, dyshja kanë vazhduar lidhjen e tyre edhe jashtë formatit, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të pëlqyera të spektaklit.
Në këtë ditë të veçantë, Leonardo ka zgjedhur t’i dedikojë Leles një mesazh romantik në InstaStory, krahas një fotografie të përbashkët.

Fjalët e tij shprehën dashurinë dhe mirënjohjen për praninë e saj në jetën e tij.

“Urime ditëlindjen, dashuri. T’i uroj prej zemrës që krejt dëshirat e ëndrrat e tua t’u plotësohen. Jam shumë falënderues që të kam në jetën time, të dua”, ka shkruar ai.

Lela dhe Leonardo kanë treguar se lidhja e tyre është forcuar edhe më shumë pas përfundimit të spektaklit, duke u shfaqur të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duke dhënë mesazhe pozitive për dashurinë që lind në rrethana të pazakonta.

Ndërkohë, fansat e saj presin të shohin cilat do të jenë hapat e radhës të saj në jetë dhe karrierë.


Shtuar 2.07.2025 16:24