Parashikimi i motit 23 Qershor 2025/ Temperatura deri në 35°C gradë

Ditën e sotme në vendin tonë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore Verilindore-Juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit, duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.

Edhe mesdita sjell rritje të tyre, duke regjistruar vlerën maksimale deri në 35°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës, duke arritur shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.


Shtuar 23.06.2025 07:28