Mungon Xhaka, formacionet e mundshme të ndeshjes Zvicër – Spanjë

Pasi befasoi të gjithë duke e eliminuar Francën nga Kampionati Evropian, Zvicra kërkon që ta vazhdojë rrugën e saj drejt gjysmëfinales së këtij kompeticioni dhe do përballet me Spanjën në këtë rrugëtim.

Të dy trajnerët, Petkovic i Zvicrës dhe Enrique i Spanjës do të kenë nga një mungesë për këtë ndeshje. Në radhët e Spanjës mungon mbrojtësi Gaya për shkak të problemeve muskulare, kurse te Zvicra nuk do të paraqitet mesfushori Granit Xhaka për shkak se është i pezulluar për shkak të kartonëve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Gazprom Arena” me fillim nga ora 18:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Zvicra: (3-5-2): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic

Spanja: (4-3-3): Unai Simon; Azpilicueta, Eric Garcia, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Sarabia, Morata, Ferran Torres


Shtuar 2.07.2021 12:48