Samiti i SEECP në Tiranë/ Hasani: Zgjerimi i BE-së jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë

Ditën e sotme, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mbajti fjalën hapëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Hasani tha se Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetur tregun e lirë.

Ai shtoi se vendi ynë mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, duke theksuar se zgjerimi i BE-së është jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë.

“Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetet tregun e lirë. Jemi krenar për arritjet si marrëveshja roaming rajonale dhe 5 marrëveshjet e lëvizshmërisë të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, zgjerimi i BE jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë. Me çeljen e grupkapitujve jemi në rrugën e duhur drejt integrimit. Deri në fund të vitit presim të hapim të gjithë grupkapitujt”, tha Hasani.


Shtuar 16.06.2025 12:09