Arrestohet shoferi “vrasës” në Tiranë, mori para me makinë 5 kalimtarë dhe tentoi arratinë

Policia e Tiranës njofton arrestimin e shoferit “vrasës” mori para me makinë 5 kalimtarë në Tiranë dhe u largua nga vendngjarja.

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. 

Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe  39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke përplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.06.2025 17:42