Evakuohen studentët, pedagogët dhe stafi – pas shpërthimit të një zjarri masiv në një universitet në Viterbo të Italisë

Një zjarr i madh ka shpërthyer të mërkurën në fakultetin e bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, Itali.

Sipas mediave të huaja, studentët, pedagogët dhe stafi u evakuuan nga kampusi ndërsa zjarrfikësit u nisën për të shuar flakët.
Shkaku i zjarrit aktualisht nuk dihet, dhe rreth universitetit u ngrit një kordon sigurie me rreze prej 500 metrash.


Zjarri ka nxjerrë një re të madhe tymi të dendur dhe banorëve vendas u është thënë të mbajnë dritaret e shtëpive të tyre të mbyllura.

Flaka thuhet se ka prekur një ndërtesë me laboratorë dhe hapësirë magazinimi për qindra litra substanca të ndezshme.


Shtuar 4.06.2025 16:48