FOTO/ Pas zërave për lidhje dashurie, Dea Mishel tregon të vërtetën

Pas publikimit të një videoje në Instagram ku Dea Mishel shihet në përqafim me një mashkull gjatë një eventi, në media online menjëherë u raportua se bëhet fjalë për të dashurin e saj të ri.

Por, influencerja dhe ish-banorja e BBVA ka reaguar menjëherë duke sqaruar situatën përmes një shkrimi të drejtpërdrejtë:

“Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Aldo Hako është shoku im i ngushtë” – shkruan ajo.

Ky reagim vjen si një përpjekje për të qartësuar publikun dhe për të ndalur spekulimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale.


Shtuar 3.06.2025 18:31

Tags: ,