Jurgen Klopp tregon skuadrën që dëshiron të fitojë Serie A

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka befasuar me skuadrën që do dëshironte të fitonte Serie A këtë sezon.

Gjermani ka thënë se bën tifo për Lazion këtë sezon për shkak se në skuadrën laciale ka ish lojtarë të Liverpoolit.

“Unë jam duke brohoritur që Lazio të fitojë titullin. Ne kemi një ish-lojtar të Liverpoolit në garën për titull, që është Lucas Leiva”, tha Klopp.

“Ciro Immobile ishte gjithashtu një nga lojtarët e mi te Borussia Dortmundit. Më vjen keq për Maurizio Sarri dhe Antonio Conte, por mendoj se Lazio do të jetë një surprizë e madhe. Ata po kalojnë një sezon të jashtëzakonshëm”.


Shtuar 17.02.2020 07:24