Me hyrjen në fuqi të masave të reja lehtësuese ndaj koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se mbetet ende alarmi per ruajtjen nga varianti “Delta” i virusit.
Sipas saj, ky variant i ri koronavirusit është identifikuar pranë vendit tonë, siç është Kosova.
“? Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.
? Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastirliu.