Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se një drejtues ka humb kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga. Drejtuesi me inicialet A. L., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. L., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. L., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën’, njoftoi sot policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.