Sekuestrimi i celularëve në Elbasan, ironia e gazetares: Janë kthyer koleksionistë aparatesh këta të SPAK?

Ditën e sotme, në kuadër të hetimeve të krimeve zgjedhore, SPAK mori një aksion në Elbasan, ku është sekuestruar celulari i deputetit të PS-së Luan Duzha, pasi dyshohet se ligjvënësi socialist është i përfshirë në krim zgjedhor.

Në lidhje me këtë, përmes një reagimi të shkurtër në llogarinë e saj në “Faacebook”, gazetarja e kronikës Anila Hoxha, ka ironizuar sekuestot e celularëve.

“Kur dëgjoj këto sekuestrot pas zgjedhjeve të celularëve, nis e dyshoj se mos këta të SPAK janë kthyer në kolelsionistë aparatesh”, shrkuan gazetarja në Facebook.

 


Shtuar 27.05.2025 15:56