Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një procedim penal ndaj mjekut 59-vjeçar, I. Sh., banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Mjeku është hetuar për humbjen e jetës së 54-vjeçares, M. Xh., banuese gjithashtu në Durrës, e cila ka ndërruar jetë në klinikën e tij gjatë procedurës kirurgjikale. Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59-vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54-vjeçe, banuese në Durrës.