Këtë të enjte, u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame. Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare.
Lidhur me këtë lajm të trishtë, me një mesazh ngushëllimi në “Facebook”, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Mesazhi:
“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama.