Rastësi apo mesazh? Vuçiç shfaqet në sheshin “Skënderbej”, i afrohet flamurit shqiptar. Momente pikante nga Samiti Europian në Tiranë (VIDEO)

Për herë të parë u zhvillua në Shqipëri, Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Europian duke mbledhur në Tiranë liderët e 47 vendeve, përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian. Ky Samit u shoqërua edhe me disa momente pikante, krahas trajtimit të çështjeve madhore si ato të sigurisë nisur nga situata në Lindje ku lufta në Ukrainë vijon ndërsa përpjekjet për paqe ende nuk kanë dhënë rezultat.

Veprim i papritur ka qenë edhe ai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili ka lënë për disa momente mbledhjen e liderve dhe është shfaqur në sheshin “Skënderbej”.

Siç duket edhe nga pamjet, Vuçiç shihet teksa ecën lirshëm dhe flet në telefon, ndërsa pranë tij janë truprojat dhe agjentë të tjerë të angazhuar për garantimin e sigurisë. Në një moment ai i afrohet shtyllës ku valëvitet flamuri shqiptar në sheshin qendror të kryeqytetit.

Rastësi apo mesazh nga ana e Vuçiç, për të dërguar një sinjal bashkëpunimi dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve?

Kujtojmë që kombëtarja shqiptare do të ndeshet në 7 qershor pikërisht me Serbinë në Tiranë dhe ky veprim i Vuçiç mund të vlerësohet si shenjë afrimi dhe zbutje të retorikës mes tifozerisë së dy vendeve, e acaruar në ekstrem pas ngjarjeve të Beogradit, në 14 tetor 2014.

 


Shtuar 16.05.2025 17:38

Tags: ,