Samiti në Tiranë/ Emmanuel Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

Ditën e sotme, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi në Samitin e Komunitetit Evropian në Tiranë, se Europa duhet të jetë e bashkuar dhe të këmbëngulë për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Më tej, presidenti francez u shpreh se duket qartë se Rusia nuk e do armëpushimin.

“Jemi në kohëra ku jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë i sjell pak sa seriozitet këtij takimi. Në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt…mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive na jep shansin e një kontinenti më të gjerë dhe të përballemi me sfida dhe ta bëjmë këtë bashkë me unitet.

Volodymyri e di se sa shumë jemi krah tij, solidar. Kemi krijuar koalicionin e të vullnetshme dhe është shumë e rëndësishme që të mbështete armëpushimi dhe duhet thënë që orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim.

Megjithatë Rusia duhet tu kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022. Kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë paqe të qendrueshme në Ukrainë“, tha Macron në Tiranë.


Shtuar 16.05.2025 14:00