Flick është “mbreti” i ri në Barcelonë, 3 tituj në sezonin e parë

Trajneri i Barcelones, Hans-Dieter Flick, ka arritu sukses të madh në sezonin e parë, pas një fillimi të vështirë.

Pasi mbërriti në verë pas aventurave prestigjioze me Bayernin e Mynihut dhe kombëtaren gjermane, trajneri nga Heidelberg arriti të fitonte tre trofe në tentativën e parë: Superkupën e Spanjës më 12 janar, duke mposhtur Real Madridin 5-2; Kupën e Mbretit më 26 prill, duke mundur sërish Realin, këtë herë 3-2; dhe në fund LaLiga, pasi i mposhti edhe një herë “blancos” në “El Clasicon” e javës së mëparshme të kampionatit.

I ekuilibruar, i respektuar dhe larg prototipit të “rreshterit”, prandaj është edhe shumë i vlerësuar nga skuadra: kështu 60-vjeçari ka hyrë shpejt në zemrën e Barçës, një skuadër të cilës i ka kthyer lojën, rezultatet dhe mbi të gjitha besueshmërinë kombëtare/ndërkombëtare. Ky është edhe rezultati i përmbysjeve rikthimeve të arritura, e fundit prej të cilave ishte kundër Real Madridit në Montjuic.

Dhe pak rëndësi ka që Barcelona është jashtë Ligës së Kampionëve – meqë ra fjala, në Katalonjë shiu i kritikave dhe akuzave ndaj vendimeve të arbitrit Marciniak në San Siro nuk ndalet – sepse Barcelona e Flick-ut jo vetëm që i është kthyer fitores, por e ka bërë këtë duke respektuar plotësisht ADN-në e saj: rritjen e talenteve të rinj. Dhe mbi të gjitha, duke dominuar rivalin e përjetshëm në të tre rastet.


Shtuar 16.05.2025 11:07