“Rinush 24 n’kajmak”, Dua Lipa me urim të veçantë në shqip për ditëlindjen e motrës së saj

Dua Lipa u shfaq mahnitëse në disa fotografi të publikuara të mërkurën, ku shihej me një palë bikini argjendi me shkëlqim, së bashku me motrën e saj, Rina Lipa.

Artistja e njohur e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, zgjodhi rrjetin social Instagram për t’i bërë një urim të ëmbël motrës së saj më të vogël, e cila festoi ditëlindjen e 24-të, shkruan DailyMail.

Ajo postoi një seri fotosh ku shfaqeshin të dyja që nga fëmijëria, duke shkruar me emocion: “Kam pasur shumë fat që të kam në jetën time”.


Përkrah fotove, ajo shkroi: “Rinuuuuuuush 24!!! (n’kajmak). Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e mirë që kam me vete që nga lindja, motra ime e bukur. Sinqerisht, nuk e di si kam pasur kaq shumë fat që të kam në jetën time. Kudo që shkon, e ndriçon dhomën dhe të gjithë që janë aty. E çmendur, gazmore, e zgjuar, brilante, e mirë, e ëmbël, plot jetë!!! Duket sikur festa të ndjek kudo që shkon!!! S’po mundem të pres që të festoj kur të kthehem në shtëpi. Të dua shumë shpirtiiiiiiii jem!”.

Rina, e cila është balerinë dhe modele, u përgjigj në mënyrë të përzemërt në komente: “Të dua shumë duuu!”.

Rina është motra më e vogël e Dua Lipës. Ato gjithashtu kanë një vëlla të quajtur Gjin, ndërsa menaxher i karrierës së Duas është babai i tyre, Dukagjin Lipa.

Në mars, Dua festoi ditëlindjen e babait të saj me një urim të ndjerë për ditëlindjen e 56-të të tij, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen binjaku im Dukagjin Lipa!! Të dua shumë”.


Shtuar 14.05.2025 18:45

Tags: ,