Sherr për pronën në Has, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një sherr për çështje pronësie, ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Tpla të Hasit, ku dy familje janë përfshirë në një konflikt të ashpër.

Si pasojë, janë plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Hasit.

Policia ka shoqëruar personat e përfshirë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak

Në fshatin Tpla, dyshohet se janë konfliktuar për motive pronësie, shtetasi Rr. S. dhe familjarë të tij me shtetasin shtetasin A . J. dhe familjarë të tij.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. J., të cilën po marrin mjekim në spitalin e Hasit.

Shtetasit e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.


Shtuar 6.05.2025 13:05