Aksident në Fier, makina përplas motorin, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga përplasja ndërsa policia mësohet se ndodhet në vendngjarje.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.


Shtuar 2.05.2025 18:05