Sa kohë duhet të qëndrojmë në diell për të marrë vitaminën e nevojshme

Vitamina D, e cila në thelb funksionon si një hormone, ka shumë përfitime për trupin. Është unike për sa i përket vitaminave sepse përveç se është e pranishme në ushqim (në formën e D2) prodhohet edhe në lëkurë nga ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet të diellit (forma D3).

Ajo që nuk dinim deri më sot është sa kohë i duhet trupit për të sintetizuar vitaminën e vlefshme, në mënyrë që të dimë se sa kohë për rrezitje dielli është e dobishme për shëndetin.

Përgjigja është dhënë nga shkencëtarë nga Spanja dhe konkretisht Ekipi i Kërkimit të Rrezatimit Diellor (SRRG) i Universitetit Politeknik të Valencias, i cili llogariti kohën e ekspozimit të nevojshme për të prodhuar mjaftueshëm vitaminë D, por jo për të shkaktuar djegie nga dielli.

Sipas gjetjeve të tyre (mesatarisht) dhe tek njerëzit me fototip III (lëkura relativisht e errët që nxihet lehtë):

10-20 minuta në diell / ditë gjatë periudhave të diellit të madh (pranverë dhe verë).

2 orë gjatë dimrit dhe vjeshtës, kur rrezet e diellit zvogëlohen.

Sidoqoftë, këto kohë ndryshojnë në varësi të fototipit, ditëve të tepërta ose jo me diell të vitit, rrobat dhe faktorëve të tjerë, por kryesisht lëkura duhet ekspozuar në diell çdo sezon:

Me 10% të trupit të ekspozuar ndaj diellit në janar, do të duheshin 130 minuta që vitamina të sintetizohet, në prill me 25% të trupit të ekspozuar për 11 minuta, në korrik vetëm 7 minuta dhe në tetor 31 minuta./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 22:22