Bardhi akuza Ballukut: Mashtruese, u jep garanci çunave se do ua zgjidhë hallet në SPAK, dhoma e burgut të grave gati për Belindën

Përmes një reagimi në “Facebook”, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e ironizuar për premtime të pambajtura dhe përpjekje për të ndikuar në drejtësi.

Me tone sarkastike, ai shprehet se mund të ketë një hetim të ndaj saj, teksa shton se për Ballukun do ketë “dhomë të përgatitur në burgun e grave në Pjoskë të Pogradecit”.

Ai e cilëson Ballukun si të aftë për të mashtruar, por jo për të mbajtur premtimet, madje ironizon edhe me garancitë që ajo u jep të afërmve të të hetuarve nga SPAK.

Postimi:

Belinda Balluku është shumë “e zonja” për të bërë premtime/mashtrime publike dhe private, por, më besoni, nuk është aq “e zonja” sa t’i mbajë ato. Dhoma me hekura dhe me pamje nga liqeni në Burgun e Grave në Pjoskë të Pogradecit është bërë gati dhe Belinda po shpenzon të gjitha fuqitë për të negociuar kohën!

Por kulmi i të gjitha premtimeve/mashtrimeve është kur u jep garanci çunave se do t’u zgjidhë hallet në SPAK apo do t’i nxjerrë nga burgu! Perlë, perlë! 😂 Ndërkohë, koha po ngushtohet, kur dhoma në Pjoskë të bëhet e banueshme!

 


Shtuar 29.04.2025 08:44