“Sjella e Rydiger në fushë nuk është e pranueshme, sidomos për një lojtar të Gjermanisë”.
Me këto fjalë drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Fëler, ka likuiduar mbrojtësin e Realit të Madridit pas gjestit të shëmtuar që bëri në përfundim të finales së Kupës së Mbretit.
Mes të tjerash Rudi Fëler ka zbuluar se lojtari e ka kontaktuar ditën e djeshme në telefon.
“Më telefonoi dhe kemi biseduar gjatë. Me sa di unë ka biseduar edhe Julian Nagelsman. Unë them se situata i doli jasht kontrollit atij dhe disa lojtarëve të tjerë të Realit. Antonion e njoh prej shumë vitesh dhe e di që është një lojtar gjaknxehtë”, tha Fëler, i cili pranoi se këtë çështje e ka trajtuar edhe më eprorët e tij në Federatë.
Popullariteti i Rydiger në Gjermani ka rënë tej mase. Një fakt të tillë e tregon edhe rezultati i një sondazhi të bërë nga “Bild” ku morën pjesë mbi 18.000 persona. Vetëm 20% prej tyre mendonin se 32-vjeçari nuk kishte gabuar me sjelljen në fuhshë prej së cilës rrezikon 4-12 ndeshje pezullim në Spanjë.