Rama “ngre në qiell” Gjergj Lucën: Një punëkrijues i madh, u godit nga Boçi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Elbasani,  për përleshjen fizike mes kandidatit të PD, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

Rama e ka cilëusar Boçin si grushtues, ndërsa Lucën i referohet si punëkrijues i madh. Kryeministri u shpreh se nëse “gurshtuesi i sipërmarrësit të madh do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.

“E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi të madh, të kishte qenë cilido prej nesh prej djemve dhe burrave që janë këtu në tavolinë, grabitësi i telefonit të tij të ishte Tualanti, apo Luani, cilido qoftë çfarë do të ishte bërë. Sa email-e dhe telefonata, e lumenj lumi do kishin derdhur nëpër Evropë dhe sa do të kishin vënë kujën. Ne e kemi të qartë se janë të dëshpëruar se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër”, tha Rama.


Shtuar 21.03.2021 13:38